Aktualitet, Kryesore

LETRA/ Si Mid’hat Frashëri pezulloi çdo aksion kundër nazistëve

Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 mbrëmjen e sotme po diskutohet dyzimi i shqiptarëve për qëndrimin e Mid’hat Frashërit ndaj gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore.

Moderatorja e emisionit zbuloi një letër të Frashërit më datë 07.10.1943 drejtuar Ballit Kombëtar, ku ai porosiste pezullimin e çdo operacioni luftarak kundër gjermanëve.



Letra E Mid'hat Frasherit

“Duke qenë se vendi i ynë sot ka nevojë më të ngutëshme për rregullë dhe disiplinë, gjithë komitetet, komandot dhe çetat e Ballit Kombëtar porositen ….të pezullohet çdo operacion luftarak kundër forcavet gjermane tash për tash. Ma vonë do t’ju dërgohen edhe direktiva të tjera.

Për Komitetin Qëndror: Mid’hat Frashëri,” shkruhet në të.

Për analistin Fatos Lubonja dhe studiuesin Erald Kapri, ky veprim i Mid’hatit u bë për t’i shpëtuar rrezikut komunist./BW/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas