Politika

Letra e KE për Teatrin, Pollo: U rrëzua ligji special “Fusha”




               Publikuar në : 13:26 - 10/09/18 |
mapo.al

Komisioni Europian ktheu sot një përgjigje për teatrin kombëtar. Në një letër drejtuar sekretarit të përgjthshëm të kryeministrisë, KE sqaronte ndër radhë se nuk ishte shkelur ligji i MSA-së, porse këshillonte qeverinë që të ftonte edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.


 

Partia Demokratike reagoi sot për letrën duke u fokusuar pikërisht tek ceshtja e garës.

 

“BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe dhe i fal 205 milion Euro kompanisë se dy Lalëve.

BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian.

Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundëshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon”,- shkruan deputeti demokrat Genc Pollo .

 

 

 

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas