Kryesore, Politika

Letra e KE-së për Teatrin, reagon Veliaj: Pengesat ranë

“Një lajm të shkëlqyer”, e cilesoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj letrën e Komisionit Europian, me të cilën sipas tij, “i jepet fund ngërçit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, duke i hequr çdo alibi opozitës për ta kundërshtuar projektin”.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Veliaj thekson se BE ka konfirmuar faktin që ligji për Teatrin nuk e shkel MSA-në. Ndaj, shprehet Veliaj, “tani që pengesat kanë rënë, duhet t’i hapet rrugë zhvillimit të Tiranës”.



“Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe më të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara! #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas