Aktualitet, Kryesore

Lëkundje të forta sizmike 3.9 ballë në Elbasan, tërmeti ndjehet edhe në Tiranë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë vetëm pak momente më parë në Tiranë.

Tirana, Elbasani dhe zona të tjera të Shqipërisë së Mesme janë lëkundur pasditen e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.9 ballë.



Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet e tërmet janë ndjerë në orën 17:09 të pasdites.

Ai ka rënë në një zonë mes Tiranës e Elbasanit në një thellësi prej 2 kilometrash.

Nuk ka informacione për dëme.

Edhe një natë më parë, Shqipëria u lëkund nga një tjetër tërmet me magnitudë 3 ballë.

Image

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas