Kryesore, Politika

“Leku letër” në fushatë, s'do e besoni sa kushtuan filmimet me dron

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve publikoi raportet financiare të secilës prej partive që morën pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në këtë raport përfshihen të gjitha shpenzimet duke nisur nga pagesat për qera zyre elektorale e deri tek broshurat, fonitë, banderolat, printime e banera.



Por ajo që të bie në sy në listën e shpenzimeve janë edhe dy shërbime për filmime me dron.

Një nga dega e PS-së Selenicë, dhe një tjetër po nga dega e PS-së për një aktivitet elektoral të zhvilluar në Vlorë.

Sipas raportit, socialistët kanë paguar jo pak por 130.000.00 për një filmim me dron në Selenicë.

E njëjta shifër është derdhur edhe për filmimin me dron në një aktivitet elektoral të Vlorës.

Filmimi me dron ka kushtuar më shumë sesa një event kokteji, shërbime fonie apo edhe shërbim fishekzjarre.

Gjithsej, Partia Socialiste ka shpenzuar në zgjedhje 100.884.885 lekë.

Thuajse gjysmën më pak se PS-ja raportohet të ketë shpenzuar Partia Demokratike.

Partia më e madhe në opozitë ka deklaruar shpenzime 58.197.289 lekë.

Kjo e fundit megjithëse ka patur mundësi të shpenzojë deri në 800 milionë lekë, aq sa ka pasur dhe të ardhurat ka shpenzuar vetëm rreth 500 milionë lekë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas