Aktualitet

Leka Bungo: Analistët që merren me Ndrenikën, më ngjasojnë me kanaçet bosh

Regjisori, publicisti dhe aktori i njohur Leka Bungo ka theksuar qëndrimin e grupit të artistëve që iu drejtuan Presidentit Meta për ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar.

“Unë personalisht, Bert Ndrenika dhe shokë të tjerë kanë firmosur mbi një deklaratë qeveritare në të cilën shkruhet e zeza mbi të bardhë që teatri do të ndërtohet atje ku është sot aktualisht dhe nuk do t’i mungojë asnjë centimetër nga sipërfaqja që ka. Për këtë jemi dakord? Këtu kam vënë firmën unë”, thotë Bungo.



Këtë qendrim e ka ritheksuar këtë të shtunë edhe Robert Ndrenika në një status në rrjetet sociale, ndërsa sa i përket zërave kritikë Bungo ka këtë përgjigje.

“Vërtet jam befasuar nga akuzat që i kanë bërë mikut tim. Shokut tim të vjetër Bert Ndrenikës se si manipulator i mendimit, si njeri që s’mban fjalë etj etj. Nuk është aspak e vërtetë. Unë mendoj që këta njerëz kushdo qofshin ata ta lenë atë në shenjtërinë e tij. Ai është, po ta them në mënyrë të figurshme si një monument në një shkemb brenda detit. Dhe këta analistët që merren me të më ngjasojnë me ato kanaçet bosh që hedhin marinarët në det e shkojnë e përplasen pas shkëmbit të Bert Ndrenikës, me shpresë se mos e rrëzojnë”, vijon Bungo për TCH.

Ndërkohë që debati nuk është tashmë mes artistëve, por më së shumti politik, kërkesën për rikostruksion të godinës, Leka Bungo e komenton kështu

“Në muze nuk ruhen godinat, ndërtesat. Se nuk kemi të bëjmë këtu me Ëalden, teatrin e Londrës. Këtu kemi të bëjmë me një ndërtesë të çfarëdoshme që është bërë për arsye komerciale në atë periudhë por që ka kryer funksionin e teatrit ndër vite”, thotë më tej Bungo.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas