Kronika, Kryesore

Lejonin hyrjen e pijeve kontrabandë, ja tre doganierët e arrestuar në Kapshticë

Tre doganierë kanë rënë në pranga, pasi abuzuan me detyrën. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mes të arrestuarve janë edhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për kontrabandë. Të njëjtat burime sqaruan se është sekuestruar një sasi pijesh të dyshuara si kontrabandë, për të cilat tre doganierët dyshohet se kanë lejuar kalimin e tyre, pa ushtruar kontrollin përkatës.

Konkretisht në pranga ranë;
· F. G, 46 vjeç, banues në Tiranë.
· K. N, 34 vjeç, banues në Devoll.
· R. M, 33 vjeç, banues në Pogradec, (të tre me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë).
·Kristi Meslani, 23 vjeç, banues në Devoll.
·Rezart Shega, 29 vjeç, banues në Devoll.
· Mario Berberi, 26 vjeç, banues në Devoll.



Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë shtetasit Kristi Meslani dhe Rezart Shega të cilët drejtonin mjetet me targa AA 170 UF dhe AA 226 GH, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me pije energjike dhe pije të tjera, të dyshuara si kontrabandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa shtetasi Mario Berberi, dyshohet të jetë porositësi i këtij malli. Nga verifikimet e kryera, rezulton se këto mjete kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku dyshohet se nuk i janë nënshtruar procesit përkatës të kontrollit doganor. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas