Aktualitet

Lejet e qëndrimit, tarifa të reja për shqiptarët në Greqi

Prej datës 12 shtator, ka nisur aplikimi i tarifave të reja për lejet e qëndrimit për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Sipas ndryshimeve në legjislacionin helen, janë 8 kategori të caktuara që duhet të paguajnë 150 euro për lejet për bashkim familjar si dhe lejet unike. Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit dhe drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja” zbardh të gjitha detajet lidhur me tarifat e reja që do të aplikohen. Sipas tij tarifat vazhdojnë të mbeten “të kripura” për lejet “kombëtare”, që dalin sipas ligjit grek.

Kështu për lejen e qëndrimit 10 vjeçare do të paguhet një tarifë prej 900 euro; për lejen 5 vjeçare të brezit të dytë duhet paguar 300 euro. Ndërkohë për lejen për veprimtari investuese, ka një katërfishim tarifash ku nga 500 euro bëhet 2.000 euro. Gjithashtu, për personat e pavarur nga ana ekonomike, tarifa ishte 0 dhe do të bëhet 1.000 euro. Më tej, Malaj thekson se gjobat janë dyfishuar dhe zbardh të gjitha llojet e taksave të reja që do të vendosen për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.



Kur ka nisur zbatimi i aplikimit të tarifave të reja për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi?
Më 12 shtator ka filluar zbatimi i tarifave të reja për lejet e qëndrimit, sipas ligjit 4546/2018, që u miratua nga parlamenti grek.
Kushdo, i cili aplikon për nxjerrjen apo rinovimin e lejes së qëndrimit, do të paguajë vetëm 150 euro, nëse leja e tij e qëndrimit jepet në bazë të udhëzimeve të Komisionit Europian.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas