Sport

Legjenda e Interit: Juventusi e meritoi fitoren. Do ta tërhiqja zvarrë prej fanele Ivan Perisiç

Legjenda e Interit, Sandro Macola, i cili në karrierën e tij, ka veshur vetëm bluzën e zikaltërve, në një prononcim për Rai Radio1, ai komentoi humbjen dramatike të Interit ndaj Juventusit.

75-vjeçari, i cili në karrierën e tij luajti 417 ndeshje dhe shënoi 116 gola drejtoi gishtin drejt trajnerit Spaleti, si fajtor i kësaj humbjeje. Për Macolën, gjyqtari Orsato nuk pati asnjë faj.



“Interi im nuk u mund për faj të gjyqtarit. Ishim shumë mirë në lojë, por më pas gjithçka ndryshoi dhe nuk të bënim më gjë. Nuk ishte një vjedhje. Bardhezinjtë fituan me të drejtë dhe përjashtimi i Vesino ishte i drejtë. Nuk e di, por po të isha unë nuk do të zëvendësoja në asnjë ndeshje Icardin dhe për ndeshjen me Juventusin, do ta tërhiqja zvarrë prej fanele Ivan Perisiç dhe do ta ulja në stol”, u shpreh Macola.

Legjenda zikaltra në këtë intervistë, tregoi edhe një detaj tepër të rëndësishëm për Kristiano Ronaldon.

“E pashë kur ishte 16-17 vjeç dhe luante për Sportingun. Në atë kohë president i Interit ishte Morati. I propozova që ta blejmë, por duhej pritur një vit që ai të transferohej.

Duhej të paguanim për ta bllokuar dhe siguruar si lojtar. Por, Morati më tha të prisnim dhe ca kohë dhe Ronaldo përfundoi tek Mançëster Junajtid”, tregoi Macola.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas