Kryesore, Sport

Legjenda e futbollit do të martohet me dy gra njëkohësisht

Legjenda e futbollit, Ronaldinho do të martohet me dy gra në të njëjtën kohë.

Kështu raporton gazeta britanike Mirror.



Futbollisti brazilian do të lidhë kurorë në gusht me të fejuarat, Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza.

Raportohet se të dy vajzat jetojnë në harmoni me ish-lojtarin e Barcelonës që prej dhjetorit të shkuar.

Ata jetojnë në një vilë me vlerë 8 milionë dollarë në Rio.

Sipas raportimeve, futbollisti i jep secilës nga 2000 dollarë në muaj për t’i shpenzuar si të duan.

Po ashtu raportohet se ai u bën atyre të njëjtat dhurata. Fjala bie, kur ishte jashtë tani, u bleu të njëjtët parfume.

Dasma do mbahet në një ceremoni private.

Motra e lojtarit, që është kundër poligamisë, nuk do marrë pjesë në dasmë.

Priscilla dhe Beatriz janë nga Belo Horizonte, qyteti ku lojtari ka luajtur me Atletico Mineiro.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas