Kryesore, Rusi 2018

Legjenda e Anglisë shpërthen në kritika ndaj Granit Xhakës: Është një…

Zvicra u mund nga Suedia duke u eleminuar nga Kupa e Botës. Menjëherë pas kësaj humbje i pari që ka marrë kritika ka qenë Granit Xhaka. Ka qenë legjenda e Mançester Junajtid dhe Anglisë, Geri Nevill ai që ka shpërthyer ndaj shqiptarit. Lojtari i Arsenal ishte përgjegjës për goli e shënuar nga Forsberg që i dha fitoren suedezëve.

“Për atë gol, Xhaka është për turp. Ai u rrëzua dhe e la Forsberg-un që t’i ikte e të shënonte. Ndoshta ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe është ulur e ka menduar se ka bërë një ndeshje të mirë, se ka pasuar saktë dhe se ka bërë disa numra në fushë. Dhe këtë gjë e kemi parë javë pas jave tek Arsenali. Atij i mungon disiplina. Nuk është një nga ata lojtarë që unë pëlqej.”, u shpreh Nevill.



 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas