Kryesore, Mapo Letrare

Ledia Dushi: Çmimi Kadare një nxitje për letërsinë të vërtetë

Ledia Dushi një nga anëtaret e jurisë së Çmimit Kadare, dhe pedagoge në UET e ka quajtur çmimin Kadare, një nga çmimet më të rëndësishme letrare aq më tepër që jepet nga një institucion privat siç është Instituti Europian Pashko, e ftuar në Provokacija nga Mustafa Nano.  

Sipas saj, vetë emri që ky çmim mbart atë të një shkrimtari të madh krijon një problem me pritshmërinë, duke ngritur pyetjen e natyrshme që a e justifikon fituesi i çmimit dhe vepra emrin e çmimit? E pyetur nga Nano në e kanë justifikuar fituesit e deritanishëm këtë emër ajo tha se “Pavarësisht të gjithave nuk është e thënë që vepra fituese të jetë në nivelin e veprës së Kadaresë, por të paktën të ketë diçka të veçantë që ta përligji idenë e këtij çmimi”.



“Ky çmim ka katër vjet që jepet e është shoqëruar me diskutime e debate, çdo çmim shoqërohet me debate e kjo është normale.

Nëse në edicionin e parë personi që e fitoi çmimin Rudolf Marku u rikonfirmua edhe njëherë si shkrimtar, Shkëlqim Çela fituesi i edicionit të dytë përfaqësonte në një farë mënyre letërsinë e diasporës, Musa Ramadani fituesi i edicionit të tretë ishte një shkrimtar i Shqipërisë tjetër nga Kosova, Virgjil Muci rikonfirmon veten edhe si shkrues i mirë edhe si posedues i aftësisë së krijimtarisë por edhe si intelektual”,- tha Dushi.

Fituesi i edicionit të katërt të çmimit Kadare është Virgjil Mucci me veprën “Piramida e shpirtrave”. “Piramida e shpirtrave” është një libër i shkruar mirë në kuptimin estetik të fjalës, në konceptin e përdorimit të gjuhës, në gjetjen që sjell.

Shkrimtarit i është dashur me krijuar një personazh, të huazohet, pasi personazhi kryesor Mark Mara është një  personazh i lindur nga prindër shqiptar e kthehet në Shqipëri për me të parë atdheun e prindërve. Virgjil Muci na ndihmon të shohim Shqipërinë me sytë e një njeriu që nuk është prodhim i drejtpërdrejt i këtij vendi por që vjen në një udhëtim njohës në këtë vend”, tha Dushi.

Sipas saj, çmimi është shoqëruar me debate e ide alternative dhe kjo është pozitive por do të donte të kishte diskutime më konkrete sesa hedhja poshtë e një vepre.

“Çmimi Kadare është një nxitje për letërsi të vërtetë e këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja, edhe cilësia e veprave që vijnë në konkurrim.  Janë emra që e përbëjnë prozën shqipe”,- tha Dushi.

PasPara

1 koment

  1. Mjafton ortografia e titullit të shkrimit dhe ky vetë, se si është shkruar, shkel e shko, për të arritur në përfundimin se organizatorëve aq u bën për cilësinë jo së fundmi të çmimit vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas