Bota, Kryesore

“Le ta vrasim Assad-in”… Libri që pritet të shkundë Shtëpinë e Bardhë

Të dhënat që pritet të bëhen publike përmes librit të ri të gazetarit legjendar të Watergate, fituesi i dy çmimeve Pulitzer, Bob Woodward, me gjasë do të shkundin Shtëpinë e Bardhë.

Libri pritet të publikohet më 11 shtator, ndërsa renditet që tani në listën e më të preferuareve në Amazon, Sipas gazetarit të njohur, Trump në Shtëpinë e Bardhë, i ngjan portretit të pamëshirshëm të West Wing, përshkruar si ‘Crazytown ‘, një kafaz të cmendurish, gjithnjë nën trysninë e ulërimave nga shpërthime nervash të udhëhequr nga “një i çekuilibruar” dhe gjithashtu “një idiot”, Presidenti Trump.



Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar librin një “histori të shpikur nga punonjës të frustruar”, ndërsa miliarderi akuzoi gazetarin e famshëm, ndër më të respektuarit të Amerikës, se nuk është i besueshëm në atë që ka shkruar.

Por çfarë përmban konkretisht libri?

Gazetari Bob Woodward shkruan për një përpjekje të Presidentit Trump për të vrarë presidentim sirian, Bashar al-Assad, vitin e kaluar pas sulmit me gaz ndaj civilëve në prill 2017.

Shefi i Pentagonit, James Mattis, injoroi kërkesën. “Le ta vrasim! Le të vrasim shumë prej tyre,” – i tha Trump Mattis, sipas gazetarit Woodward, i cili citon burimet e Shtëpisë së Bardhë…

Po sipas gazetarit të njohur, Mattis do ta krahasonte Presidentin Trump me një fëmijë të klasës së pestë nisur nga aftësitë e tij për të kuptuar çështjet e sigurisë kombëtare dhe gadishullin Korean në veçanti. Ndërkohë, Mattis përmes një shënimi mohoi të kishte bërë një deklaratë të tillë për Trump.

Gazetari sjell edhe një tjetër ngjarje ku sipas tij në tavolinën e Trump “zhdukeshin” dokumenta nga stafi i tij me qëllim që Presidenti të mos bënte ndonjë dëm përmes firmës së tij.

Sipas Woodward, ish-këshilltari për ekonominë i Presidentit Gary Cohn, kishte zhdukur “duke vjedhur” dokumenta nga tavolina e Trump për të evituar ndonjë dëm që mund të bënte Trump me firmën e tij, siç ishin edhe disa marrëveshje të rëndësishme lidhur me Korenë.

Po sipas gazetarit, ish-avokati i Trump i kishte sugjeruar këtij të fundit që të mos fliste me prokurorin që po merrej me çështjen e “Russiagate”, sepse si “gënjeshtar kronik” do të kishte përfunduar në burg…

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas