ShowBiz

Laura Nezha dhe Gaz Paja fotografohen në të njëjtin divan…

“Darka e Lamtumirës” është komedia që po vihet në sallën “Molier”, të teatrit “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Gaz Paja, Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj janë tre aktorët, që luajnë këtë shfaqje të pëlqyer shumë nga publiku.

Në skenat e tij, shihen në situata të ndryshme, Laura e shtrirë në divan dhe pranë saj Gaz Paja, me të cilin diskutojnë vazhdimisht. Para se të shkojnë në darkën e radhës, ku në të vërtetë nuk duan të shkojnë, Pierre dhe Clotilde marrin një vendim: të spastrojnë pak shoqëritë e konsumuara.
Ata do të organizojnë darka lamtumire, një përzierje homazhi dhe lehtësimi për miqtë që do të dalin nga jeta e tyre. Viktima e parë është Antoine Royer. Por me Pierre, që tregohet burracak dhe i mefshtë, Clotilde-s së paparashikueshme dhe mikut të çuditshëm, asgjë nuk shkon sipas parashikimeve.



 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas