fbpx

Kryesore

Largoi një grua nga foltorja, Ramush Haradinaj: Po të kish qenë burrë…





               Publikuar në : 13:10 - 11/06/18 |
mapo.al

Kryeministri Haradinaj është i bindur se duke e tërhequr nga krahu prej foltores zonjën nga Shqipëria, u tregua burrë shteti. Ai nuk është penduar aspak dhe thotë se do të vepronte ndryshe nëse në vend të saj do të ishte një burrë.


“Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror. Është e papranueshme një i paftuar të flasëAty kenë dy zgjidhje: Ja policia, ja unë. Zot shpie kam qenë”, tha Haradinaj.



Sipas kryeministrit, të qenit grua nuk e bën të falshëm veprimin e zonjës në fjalë. Ai thotë se do ta tërhiqte këdo që futet pa protokoll në ngjarje shtetërore.


Sa të jem në detyrë, kërkush s’më hyn nëpërkëmbë në ngjarje shtetërore. A ke burrë, a ke zonjë, a ke fëmijë”.

Ai ka përjashtuar mundësinë se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka futur në kurth, duke ia lënë zonjës mikrofonin, raporton Express

“Janë do virusa këtu. Ne e dimë kush e shtin. Jo nuk është e Kadrisë. Gjesti i Kadrisë ka qenë korrekt, ka shpresu që i thotë dy fjalë edhe largohet. Ajo nuk dike mu ndalë. Nëse ish kon burrë, e kisha kry edhe ma ndryshe. Qaty ku qëlloj unë nuk shkelet shteti”, përfundoi ai arsyetimin e tij.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas