Kryesore, Rajoni

Largimi i emigrantëve drejt Greqisë, fluks në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit

Përfundimi i pushimeve dhe festës së Kurban Barjamit ka sjellë një fluks të shtuar të emigrantëve që kthehen në shtetin fqinj, Greqi. Një fluks më i madh vërehet në pikën kufitare të Kapshticës.

Gjate 24 orëve të fundit, kanë dalë nga territori ynë 4451 shtetas dhe kanë hyrë 3929 shtetas shqiptarë dhe të huaj.



Për të menaxhuar fluksin dhe shmangur pritjet në Kapshticë, policia jonë kufitare po punon me 5 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa dogana greke ka hapur 3 sportele në hyrje.

Ndërkohë në pikën kufitare të Qafë Thanës brenda 24 orëve kanë hyrë 3555 shqiptarë dhe të huaj si dhe kanë dalë 2415.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas