ShowBiz

Landi i WSF feston ditëlindjen, merr dhurata speciale nga Edi Rama

Ditën e sotme këngëtari i grupit West Side Family, Landi Hysi, ka festuar ditëlindjen. Që në orët e para të mëngjesit ai ka marrë urime, dhurata dhe lule.

Fëmijët e shoqatës, ‘Down Syndrome Albania’ i kanë dhuruar mikut të tyre një buqetë me lule, si shenjë mirënjohjeje ndaj kujdesit dhe vëmendjes qe ai tregon për ta qe prej disa vitesh.



Një dhuratë tjetër speciale për këngëtarin ka qenë ajo e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka dhuruar një shishe verë. “Rrofsh e qofsh Edi Rama”, ka shkruar Landi në video duke e falenderuar. Vite më parë kryeministri Edi Rama ka bashkëpunuar me grupin West Side Family në dy projekte muzikore ‘Tirona’ dhe ‘Çohu’.

Dhurata e fëmijëve me sindromën down

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas