KMR

Lamtumirë Koko, ngordh gorilla që njihte gjuhën e shenjave dhe kuptonte 2000 fjalë

Kuptonte 2000 fjalë anglisht dhe kishte një kuotë inteligjence nga 75-95 pikë. Gorilla më e famshme më botë ka ngordhur në moshën 46 vjeçare. Njoftimi është bërë në Twitter nga Gorrila Foundation.

Ngordhi në moshën 46 vjeçare gorilla Koko. Fliste gjuhën e shenjave angleze.



Ajo ka lindur në kopshtin zoologjik të San Franciscos dhe Koko filloi të mësonte gjuhën e shenjave me doktoreshën Francise Patterson, si pjesë e Stanford University Project në 1974.

Në një komunikatë shtypi fondacioni kujton sesi aftësia e saj për të folur hapën mendjen dhe zemrën e miliona njerëzve.

‘Ishte shumë e dashur dhe do të na mungojë shumë’,- thuhet në komunikatë.

Në 1978 National Geographic i kushtoi gorillës një kopertinë, ku shfaqej Koko teksa shihej në pasqyrë.

Më pas në 2014 ajo bëri sërish bujë kur qau pasi mësoi vdekjen e mikut të saj Robin Williams

Gorilla kishte një kuotë inteligjence (IQ) nga 75-95, kuptonte 2000 fjalë angleze. Të dhëna befasuese, duke pasur parasysh që IQ mesatare për njerëzit është 100 pikë.

Fondacioni njoftoi që do ta nderojë Koko me një aplikacion për gjuhën e shenjave, ku ajo do të jetë protagoniste. Aplikacioni do të mbledhë të ardhura për gorillat, fëmijët dhe projekte të tjera.

180621115715-01-koko-the-gorilla-exlarge-169

155458470-f32a8cb8-a391-42cb-bc04-9b186558e253

160203973-ddf1b423-49e8-400a-bf24-2efb6ad55f75

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas