Kronika

“Lamtumirë dashuria ime!”, shqiptari i dërgon ish-të dashurës “videon e vetëvrasjes” dhe e pëson keq

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, me protagonist një shqiptar.

39-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, kishte inskenuar me një video vetëvrasjen pas ndarjes nga e dashura dhe më pas ia kishte dërguar.



Ai shfaqej me armë në kokë duke i shprehur fjalë prekëse.

Shqiptari i kishte thënë:
Lamtumirë dashuria ime”.
Vajza, shumë e tronditur nga videoja që i kishte dërguar ish i dashuri i saj, kishte njoftuar menjëherë policinë.

Efektivët janë gjendur menjëherë në shtëpinë e shqiptarit dhe e kanë gjetur shëndoshë e mirë.

Pas një kontrolli në banesë i sekuestruan armën tip “Glock” gjysmë automatike që kishte përdorur në video dhe fishekë të kalibrit 38.

39-vjeçari ka përfunduar në pranga.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas