Aktualitet

Lamborghini e Porsche: Duterte shkatërron super-makinat e krimit

Presidenti i Filipineve njihet tashmë në mbarë botën për fushatën e tij të ashpër të luftës ndaj krimit.

Këtë herë, Rodrigo Duterte shijoi shkatërrimin e më shumë se 75 makinave luksoze, që kishin hyrë kontrabandë në vendin e tij.



Vlera e tyre i kapërcente 5 milionë euro.

Megjithatë “Ndëshkuesi” nuk ndjehej i prekur, madje ishte i gëzuar.

Që kur mori pushtetin në vitin 2016, qindra trafikantë droge janë ekzekutuar në rrugë.

Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar këtë fushatë, por ajo i ka shtuar popullaritetin presidentit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas