Shëndeti

Lakra bën mrekullinë, shëron kancerin






               Publikuar në : 17:53 - 15/08/18 |
mapo.al

Shkencëtarët kanë zbuluar se disa perime si: lakra, brokoli dhe lakra jeshile mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrëve.


Ekipi i Institutit Francis Crick gjeti se kimikatet kundër kancerit janë prodhuar pasi perimet janë tretur.

Hulumtimi i bërë në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron që të hani sa më shumë perime.

E gjithë puna u përqendrua tek fakti se si ndryshon rreshtimi i zorrëve nga perimet, studimi është realizuar në minj dhe zorrë miniaturë që rriten në laborator.

Ashtu si lëkura edhe sipërfaqja e zorrëve vazhdimisht rigjenerohet në një proces që zgjat 4-5 ditë. Por kjo ripërtëritje konstante duhet të kontrollohet fort, përndryshe ajo mund të çojë në kancer ose inflamacion të zorrëve.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas