Aktualitet

Lajm i mirë/ Përfundojnë punimet në një pjesë, autostrada Tiranë-Durrës e hapur në fundjavë






               Publikuar në : 20:16 - 21/06/18 |
mapo.al

Një lajm i mirë për të gjithë ata që zgjedhin brengdetin në fundjavë por jo vetëm. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë opinionin publik se deri ditën e nesërme ora 14:00 përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në Maminas-Sukth-Shkozet.


Pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas Durrës-Tiranë do jenë plotësisht të hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.

Ditën e shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas