Shëndeti

Lajm i mirë nga mjekësia, elektrodat në tru rindezin ndjeshmërinë e një njeriu të paralizuar

Instituti i teknologjisë në Kaliforni ka eksperimentuar një teknikë revolucionare që mund të “zgjojë” ndjeshmërinë e pacientëve të paralizuar. Një njeri i paralizuar nga shpatullat dhe poshtë ka fituar ndjenjën e kontaktit falë një sërë elektrodash të implantuara në një rajon të trurit.

Kjo teknikë revolucionare e zbuluar nga Instituti i Kalifornisë, në të ardhmen me shumë mundësi pacientëve do t’iu japë mundësinë të eksperimentojnë ndjesi natyrale edhe nëpërmjet arteve robotike pasi kërkuesit kanë stimuluar neuronet e njeriut nëpërmjet impulseve të vogla elektrike.



 

 

Elektrodat janë iplantuar në mënyrë kirurgjikale në të ashtuquajturën zonën gri, e formuar nga celulat nervore, një zonë e trurit që përfshin si ndjesitë trupore që të lejojnë të kuptosh lëvizjet e trupit dhe pozicionimin e tij, si ato që të lejojnë të ndjesh vibrimet, prekjet dhe kështu me radhë.

Kërkimi i përshkruar në revistën Elife i ka dhënë mundësinë pacientit të provojë ndjesi të ndryshme shumë të ngjashme me ato natyrale në lidhje me fuqinë dhe lokalizimin e impulseve. Ky zbulim i Institutit të Kalifornisë mund të ketë një ndikim shumë pozitiv për pacientët e paralizuar.

(e.a/BalkanWeb)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas