Kryesore, Sport

Lajm i hidhur për futbollin shqiptar, vdes në aksident 28-vjeçari

Një lajm të tmerrshëm ka ardhur nga futbolli kosovar pas vdekjes së një futbollisti. Ish-futbollisti i skuadrës së Drenicës, Fidan Gashi, ndërsa thuhet se ai është përfshirë në një aksident.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë faqja zyrtare e Drenicës në rrjetin social “Facebook” ku shkruajnë:



“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit tonë, Fidan Gashi. Ai ishte futbollist i KF Drenica para disa vitësh dhe dha kontribut për klubin afro 5 vite në grupmosha të ndryshme të klubit. Në emër të Kryesisë së KF Drenica, shtabit teknik, menaxhmetit, futbollistëve dhe të gjithë dashamirëve të klubit, shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen të afërmit, miqt dhe të gjithë ata që e njohën të riun Fidan Gashi i cili humbi jetën tragjikisht. U prefsh në paqe Fidan, ngushllime”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas