Kryesore, Politika

Laboratori në Has, Berisha: U arrestuan disa fshatarë, bosët janë…

Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me zbulimin e laboratorit ku u sekuestruan rreth 100 kilogramë heroinë në fshatin Brahog të Hasit. Sipas Berishës ku operacion ka qene i dekonspiruar dhe personat e vetëm që janë arrestuar janë disa fshatarë, ndërkohë që bosët e saj janë deputetë dhe pushtetarë të lartë me prona të mëdha në Tiranë, Vlorë.

Reagim i Sali Berishës:  



Fshatarët Branogut miliarderë me një furgon apo kurbanet e narkopushtetarëve!

Të dashur miq, në një operacion ndërkombëtar të dekonspiruar nga narkopolicia, në fshatin Branog u zbulua fabrika me e madhe e heroinës së partisë, u konfiskuan rreth 100 kg heroinë e pastër, kurse 160 kg heroinë dhe miliona Euro thuhet se u morën dhe u zhduken nga narkokomisari i policisë.

Në këtë operacion u arrestuan fshatarët Mustaf dhe Xhavit Shuti, babë dhe bir, ekstremiste të partisë siçiliste dhe një zjarrfikës në Shkodër e një punonjës bashkie në Krujë.

Por me të drejte mund të shtrohet pyetje nëse fshataret Shuti, të cilët deri tani rezulton se kane një furgon, janë kurbane te partisë siçiliste për të maskuar bosët e pushtetit apo miliardierë me fabrikë heroine. Për fshatarët e Branogut por edhe burime të antidrogës, ata janë thjesht roje dhe punëtorë të fabrikës, kurse bosët e saj janë deputete dhe pushtetarë të lartë me prona të mëdha në Tiranë, Vlorë etj.

Narkopolicia si zakonisht mbron pushtetarët bosë të narkotrafikut. Suksesi i vërtete pra është fshehja dhe mbrojtja e kokave të këtij rrjeti narkotrafiku. sb

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas