Sport

La Liga, kampionati më i mirë në botë

Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikës së Futbollit ka shpallur kampionatin më i mirë për vitin 2011. Liga spanjolle gjendet në krye të tabelës me 1194 pikë të marra duke lënë pas Premier Ligën angleze me 1103 pikë. Ndërkohë që surpriza është vendi i tretë i kësaj renditje ku kampionati brazilian ka mundur të mbledhë 889 pikë duke u ngjitur në podin e nderit. Mbyll 5 vendet e para liga portugeze dhe ajo franceze, kurse Bundesliga gjermane nuk arrin të shkojë më larg se vendi i 6 edhe pse është renditur para Seria A. Ky klasifikim aspak i kënaqshëm për futbollin italian ka ardhur si pasojë e rezultateve të arritura nga skuadrat,në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare. 10 vendet e para përfundojë me kampionatin argjentinas në vendin e 8, atë holandez në të 9-tin dhe kilian në vendin e 10 që mbyll edhe tabelën e klasifikimit.

 



Renditja

 

Vendi                          Pikë

1) Spanja                     1194

2) Anglia                     1103

3) Brazili                     889

4) Portugalia                886

5) Franca                     883

6) Gjermania               880

7) Italia                        973

8) Argjentina               840

9) Holanda                  791

10) Kili                        741

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas