Bota

Ky shtet ka ndaluar shitjen e shtëpive për të huajt…




               Publikuar në : 18:19 - 15/08/18 |
mapo.al

Qeveria e Zelandës së Re ka ndaluar shitjen e shtëpive për të huajt, duke thënë se neozelandezët janë të lodhur së qeni qeraxhinj në vendin e tyre.


Ministri i Financave tha se, masa synonte të bënte blerjen e një shtëpie më të përballueshme për banorët vendas.

Vetëm një e katërta e të rriturve në Zelandën e Re kanë një shtëpi të tyre, krahasuar me gjysmën e neozelandezëve që e kishin një shtëpi të tyren në vitin 1991, e në 5 vitet e fundit shifrat e të pastrehëve janë rritur, me disa banorë që detyrohen të jetojnë në makina, në garazhe apo nën ura.

Një raport i “The Economist” nënvizonte se Zelanda e Re ka çmimet më të papërballueshme të shtëpive në botë, me ato në Auckland që ishin rritur me 75 për qind në 4 vitet e fundit.

Ndalimi i shitjes së shtëpive për të huajt aplikohet tani për të gjithë, përjashtuar blerësit nga Singapori dhe Australia.

Sipas të dhënave zyrtare, 10 për qind e shtëpive në Kuinstaun Lakes District dhe 20 për qind e shtëpive në Auckland ishin blerë nga të huaj.

Zelanda e Re është bërë një destinacion i preferuar për blerësit kinezë, australianë dhe aziatikë, e ka fituar reputacionin e një strehe të qetë për të pasurit e botës, që e konsiderojnë atë edhe si një parajsë të sigurtë përballë ndonjë konflikti të mundshëm bërthamor, rritjes së terrorizmit apo zemërimit civil, ose thjesht një vend për t’u larguar nga gjithçka.


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas