KMR, Kryesore

Ky rast do ju habisë: A jeni me hajdutin apo me vrasësin e tij?

U bënë disa ditë që mediat britanike po e vlerësojnë si hero një pensionist 78-vjeçar, të quajtur Richard Osborn-Brooks.

Ky i fundit u përlesh me një hajdut në shtëpinë e tij, duke e therur për vdekje.



Por pavarësisht se media po e quan një hero, ka prej atyre që vlerësojnë hajdutin Henry Vincent, një ‘kriminel karriere’.

Në vendin ku ai humbi jetën, ata kanë ngritur një memorial, duke acaruar fqinjët e pensionistit.

Këta të fundit kanë shkatërruar memorialin me buqeta, kartolina dhe tollumbace, duke akuzuar policinë se nuk duhet të lejonte diçka të tillë.

Kjo e fundit thotë se ishte e pafuqishme për të ndërhyrë.

Familjarë, miq dhe e dashura e 37-vjeçarit Henry Vincent thonë se ai ishte një njeri me zemër të artë.

Sipas tyre, ai ishte një njeri kaq i mirë, sa nuk e meritonte këtë botë.

Në një letër, të shkruar nga e bija e viktimës, thuhet se “bota mund të shprehet si të dojë, por unë jam krenare për ty”.

Pensionisti Osborn-Brooks u arrestua për vrasjen e Vincent në shtëpinë e tij.

Më vonë ai u lirua pa asnjë akuzë, por sërish po mbahet nën mbikëqyrje policore për çështje sigurie.

<
>
memorial1 memorial2 memorial3 memorial4 memorial5
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas