Kronika, Kryesore

Vrasësi më gjakftohtë në Shqipëri

julian sinanajDuhej të ishte një seancë e zakonshme gjyqi, por e gjithë kureshtja është zhvendosur tek killeri me pagesë, Julian Sinanaj.

Mëngjesin e sotëm, Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin mbi Sinanaj, i cili akuzohet për 15 vepra kriminale.



Në orët e mëngjesit të sotëm, nën masa të rrepta sigurie Sinanaj ka dalë para trupit gjykues, së bashku me të akuzuarit e tjerë Marjon Mitro, Albin Mexhaj, Andon Mëhillaj dhe Dritan Gjokona.

I qetë dhe shumë serioz, duke mos hedhur sytë askund, Sinanaj nuk është ulur atje ku ulen zakonisht të pandehurit, brenda kafazit me hekura.

Sinanaj, duke qenë se është i pandehur i penduar, i cili ka rrëfyer edhe krimet dhe porositësit e tyre, ka qenë i ulur përballë ish-shokëve të tij.

Me një palë syze dhe disi më ndryshe se ç’jemi mësuar ta njohim deri më tani, Sinanaj, nuk ka folur shumë vetëm kur ka thënë “Po”, pas pyetjes së gjykatës për gjeneralitetet e tij.

Si seanca e parë ndaj “grupit të Tritolit” dhe vrasjeve me pagesë, ajo është mbyllur shpejt, pasi janë bërë vetëm njohjet e të pandehurve me akuzat.

Në seancë mungonte biznesmeni i gazit, Ilir Karçini, i cili nuk ka preferuar që të ishte aty.

Ndërsa i 7-i i kësaj bande, Genis Mëhillaj ende nuk është vënë në pranga.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas