Kronika, Kryesore

Ky është pronari i makinës që u gjet e djegur në Fushë-Krujë

Personi që shikoni në foto është Xhafer Osmani, 57-vjeçari nga Mitrovica e Kosovës, pronar i makinës që u gjet e djegur një ditë më parë në periferi të Fushë-Krujës.

Kanë qenë banorë të fshatit që pikasën tymin në një zonë të thellë (në fundin e një are) dhe lajmëruan Policinë.



Sot policia ka shoqëruar disa persona në Komisariat, disa në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe të dyshuar për krimin të cilët po merren në pyetje.

Brenda automjetit “Volkswagen Touran” me targa 02960SN u gjet një personi i djegur, që dyshohet të jetë 57-vjeçari Osmani. Sipas informacioneve, Xhafer Osmani kishte hyrë në Shqipëri nga dogana e Morinës në datën 29 Prill.

Familjarë të Xhafer Osmanit në Kosovë nuk kanë marrë njoftime nga ai prej disa ditësh. Më 4 Maj, vëllai i Xhafer Osmanit ka bërë denoncim në Policinë e Mitrovicës, duke thënë se nuk komunikonte dot në telefon me të.

Burimet nga policina thanë se kanë qenë kamerat e një karburanti që në ndodhet në zonën ku u gjet i vrarë shtetasi kosovar në Fushë-Krujë, të cilat kanë fiksuar edhe një person tjetër pranë vendit të ngjarjes.

Teksa dëshmitarët kanë parë një person të largohet me vrap nga vendi ku u gjet makina e djegur me trupin e karbonizuar brenda.

Ekipet mjekoligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe ADN-në në morgun e QSUT-së në kryeqytet.

<
>
Xhafer-Osmani Xhafer-Osmani-1 2Xhafer-Osmani Screenshot_1

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas