Shëndeti

Ky është momenti ideal për të mbetur shtatzënë, ja kur duhet të bëni seks

Edhe për meshkujt, mosha është armiku i pjellorisë. Prandaj, është e gabuar të presësh shumë kohë për një fëmijë.

Tek gratë sigurisht që është diçka mjaft e njohur. Por të paktën deri sot nuk ishte për meshkujt. Për të larguar çdo dyshim dhe për të zbuluar lidhjen mes pjellorisë dhe moshës, madje edhe tek burrat, vjen një studim i Shkollës Mjekësore të Harvard.



Sudimi konsiston në 8 mijë çifte të cilët janë mbështetur në injektimin artificial. Hulumtimet tregojnë se meshkujt më të vjetër kanë më pak shanse për t’u bërë baballarë, pikërisht për shkak të një rënie të pjellorisë mashkullore. Dr. Laura Dogde, e cila mbikëqyrte vëzhgimin, vë në dukje se nuk është gjetur asnjë rënie e pjellorisë kur gratë kanë një partner ose një burrë më të ri.

Të dhënat tregojnë se një grua midis 35 dhe 40 vjeç mund të ngelet shtatzanë vetëm nga një partner nën 30 vjeç. Në fakt, shanset për t’u mbetur shtatzënë rriten me 30% kur krahasohen me gratë e të njëjtës moshë, por me një partner midis 30 dhe 35 vjet.

Përqindjet nuk i ndihmojnë meshkujt edhe kur gratë janë më të reja: midis 20 dhe 29 vjeç edhe 40 e 45 vjeç, ka 37% më pak mundësi për t’u mbetur shtatzënë se sa bashkëmoshatarët me partnerët e rinj.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas