Kryesore, ShowBiz

Ky është gabimi që bëjnë çiftet gjatë një marrëdhënie…

Në një marrëdhënie në çift që të kemi një ecuri të mirë duhet patjetër të dimë disa rregulla të caktuar që na vijnë në ndihmë.

Nëse flasim për gabimet gjatë marrëdhënieve seksuale, mund të mendoni se lidhet me “teknikat” apo pozicionet e gabuara. Në fakt ajo që është më problematike, ndërsa lidheni fizikisht me personin tuaj të zemrës, është komunikimi i pamjaftueshëm në shtrat.



Bashkë me komunikimin nënkuptohen edhe reagimet, si dhe dëshirat e partnerëve tanë. Shpesh gjatë aktit seksual injorohet dëshira e partnerit dhe kështu e tërë marrëdhënia rezulton në eksperiencë negative.

Sipas studimeve, sa i përket marrëdhënieve seksuale, shumica e femrave ankohen për meshkujt se ata tentojnë të “imitojnë” skena nga filmat erotikë, që në shumicën e rasteve, janë pothuajse të pavërteta në jetën reale.

Edhe pse shumica e njerëzve, mendojnë se gjatë marrëdhënieve seksuale nuk duhet të ketë vend për bisedë dhe komunikim, shumë terapistë seksualë nuk pajtohen me këtë, për të vetmen arsye, se komunikimi është mëse i rëndësishëm gjatë seksit.

Si mund të dini kërkesat dhe dëshirat e partnerit nëse nuk flisni me njëri-tjetrin, duhet vazhdimisht t’ia tregoni se çfarë dëshironi dhe anasjelltas. Për kënaqësi maksimale është i nevojshëm komunikimi i ndërsjellët dhe i hapur në çdo kohë./LIVING

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas