Kronika

Ky është 27-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e Saukut

Personi që shikoni në foto është 27-vjeçari Ervin Preçi, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në Sauk rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 7 Gusht.

I riu ishte pasagjer në makinën tip “Benz” të drejtuar nga 28-vjeçari me iniciale L.D. Pasagjer në këtë automjet ishte dhe një vajzë 23-vjeçare me iniciale D.Xh., e cila së bashku me shoferin mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.



Makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur. Viktima Ervin Preçi nga Rrësheni, u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka hidhëruar familjarët dhe miqtë e 27-vjeçarit. Në rrjetet sociale ata kanë shprehur ngushëllimet për mikun e tyre.

“Ngushëllime për familjarët, Zoti i merr njerëzit e mirë me vete. Ervin të qoftë i lehtë dheu”, është një prej mesazheve ngushëlluese.

Ervin Preçi është fëmija i dytë dhe djali i vetëm i familjes Preçi me origjinë nga Rrësheni dhe banues në Tiranë.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën të riut ende nuk janë të qarta. Uniformat blu vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas