Kryesore, Politika

Kuvendi ngre komision për drejtësinë

konferenca e krytareveKuvendi i ka miratuar sot, ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën në drejtësi. Vendimi është marrë sot nga Konferenca e Kryetarëve, në të cilën është diskutuar dhe miratua draft-programi për periudhën 20 nëntor-31 dhjetor dhe draft-kalendarin për periudhën 21 nëntor-12 dhjetor.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka bërë me dije se në mbështetje të nenit 26 të rregullores në draft-program janë përfshirë të gjitha ligjet që janë depozituar në Kuvend për shqyrtim dhe miratim si dhe ato të mbartura.



Gjatë mbledhjes Kryetari i Komisionit Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Fatmir Xhafaj ka propozoi futjen për shqyrtim në rendin e ditës të seancës plenare datë 27 nëntor 2014 të Kuvendit të Shqipërisë, të projektvendimit “Për krijimin e komisionit të posaçëm parlamentar – Për reformën në Sistemin e Drejtësisë”.

“Ky është një propozim i një grupi prej 7 deputetësh siç kërkohet nga neni 24 i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. kanë firmosur dy Kryetarët e grupeve parlamentare dhe deputetë sipas kërkesës që ka neni përkatës i rregullores. Komisioni është ndërtuar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, e cila njeh si komisionet e përhershme edhe ngritjen e komisioneve të posaçme parlamentare që natyrisht kanë objekt të përcaktuar dhe kohë të kufizuar”, tha Xhafaj, i cili shpjegoi se ky komision do të funksionojë për një periudhë 6-mujore dhe me mundësi shtyrjeje sipas Rregullores së Kuvendit.

Ngritja këtij komisioni të posaçëm parlamentar, i parashikuar shprehimisht në Kushtetutë, si instrument i rëndësishëm në përmbushjen e funksionit legjislativ nga Kuvendi i Shqipërisë, është shprehje e përgjegjësisë për të adresuar një problematikë të gjithëpranuar, sikundër është mosfunksionimi në standardet e kërkuara të sistemit të drejtësisë në vend.

Konferenca e Kryetarëve në këtë vendimmarrje, shqyrtoi me përgjegjësi të gjitha hapat e ndërmarrë deri më tani nga ana e aktorëve institucionalë vendas dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Në këtë kuadër, tryezat e punës “Reformimi i sistemit gjyqësor në Shqipëri” e zhvilluar në Tiranë në datë 06.10.2014, e organizuar nga Presidenti i Republikës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe ajo e datës 31.10.2014 “Reforma në sistemin e drejtësisë; Pavarësia, Llogaridhënia dhe Profesionalizmi”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë, ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të të gjithë institucioneve kushtetuese të vendit, përfaqësuesit më të lartë të shumicës dhe pakicës parlamentare, përfaqësues të Komisionit të Evropian, misionit të asistencës në fushën e drejtësisë së KE, Euralius IV, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, programit OPDAT, Komisionit të Venecias, OSBE kanë evidentuar nevojën për një reformim të thellë të sistemit gjyqësor në veçanti, si dhe të gjithë sistemit të drejtësisë.

Në këto tryeza gjithëpërfshirëse, të gjithë aktorët e lartpërmendur kanë pranuar se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni përfaqësues i vullnetit qytetar shqiptar, ku të gjitha forcat politike kanë mundësi dhe japin kontributin e tyre në procesin ligjvënës, është hapësira më e përshtatshme kushtetuese dhe institucionale për të garantuar një reformë të gjithëpranuar për sistemin e drejtësisë, përmes një procesi plotësisht transparent, gjithëpërfshirës dhe profesional.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të jetë forumi i përshtatshëm, ku të gjitha grupet parlamentare nëpërmjet anëtarëve që do të jenë pjesë e kësaj strukture, do të mund të analizojnë situatën aktuale, të përcaktojnë objektivat për përmirësimin e saj dhe në përfundim të hartojnë një paketë ndryshimesh të kuadrit normativ në fushën e drejtësisë, të tilla që të garantojnë mirëfunksionimin e sistemit dhe qëndrueshmërinë e tyre në kohë.

Komisioni i Posaçëm në veprimtarinë e tij do të mbështetet në mënyrë thelbësore në ekspertizën më të mirë vendase dhe ndërkombëtare. Asistenca e ekspertëve të Komisionit Evropian (Misioni Euralius IV), Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID/OPDAT), Këshillit të Evropës (Komisioni i Venecias), Prezencës së OSBE-së, e misioneve të asistencës për çështjet e drejtësisë të përfaqësive diplomatike në Tiranë, etj., do të garantojë përmbushjen e standardeve më të mira ndërkombëtare në të gjitha fazat e punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.

Propozimi i Xhafaj për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë u miratua nga Konferenca e Kryetarëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas