Aktualitet, Kryesore

Kuvendi, Bashës i bllokohen valët në Facebook, PD: Po e bën Ruçi

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha në Kuvend se nje lajm i keq vjen nga Gjermania për qëndrimin që ajo do të mbajë në fund të qershorit ndaj hapjes ose jo te negociatave për Shqipërinë.

Basha tha se konservatorët dhe socialistët kanë vendosur mbrëmë që Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat.



“Lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të presin, por është verdikti gjerman. Konservatorë e socialiste të bashkuar kanë vendosur se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat dhe se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Në këtë rezolutë, që do të bëhet publike të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen jo vetëm kushte, por edhe proces kontrolli qe demonstron pabesueshmërinë totale për çdo raportim që do të vijë nga Rama”, tha Basha.

Fjala e Bashës është ndërprerë dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar 10 minuta pushim.

Basha nuk ka lëvizur nga podiumi duke kërkuar vijimin e seancës.

Në pamundësi, ai ka ftuar median qe ta ndjekin ne Facebook, por gjë që nuk ka ndodhur. PD-ja sapo përcolli nje lajm se, fjala nuk mund të përcillet në Facebook për shkak se” “kufizimi i internetit nuk eshte rastesor. Ne shkelje te ligjit, sherbimet e Kuvendit po perdorin çdo 2-3 minuta bllokimin e valeve per perdorimin e internetit”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas