Bota

Kushtet çnjerëzore, refugjatët bllokojnë autostradën në Athinë, përplasje me shoferët




               Publikuar në : 18:15 - 27/08/18 |
mapo.al

Autostradën Athinë-Lamia e kanë bllokuar në mesditë deri orët e vona pasdite refugjatët e vendosur ne një kamp në Malakasa. Demonstrata ka shkaktuar Trafik të madh, ndërsa ka pasur dhe episode mes refugjatëve dhe shoferëve që donin të vazhdonin rrugën.


Në kampin e Malakasa ndodhen rreth 300 refugjatë që protestojnë për kushtet dhe trajtimin çnjerëzor të tyre. Çështja e refugjatëve mbetet e hapur në Greqi, pas mbi 10.000 arritjeve në vitin 2017 dhe 18.366 deri tani për 2018-ën në ishujt e Egjeut verior.

Problemet me të cilat përballen janë të shumta, pasi nuk ekziston akoma struktura e përshtatshme për identifikimin dhe më tej stabilizimin në qendrat e posaçme, që janë të pakta dhe jo të kompletuara për përballimin e situatës./BW/


Etiketa: , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas