Kushtet çnjerëzore, refugjatët bllokojnë autostradën në Athinë, përplasje me shoferët

Rajoni



               Publikuar në : 12:51 - 28/08/18 |
enton palushi

Autostradën Athinë-Lamia e kanë bllokuar në mesditë deri orët e vona pasdite refugjatët e vendosur ne një kamp në Malakasa.


Demonstrata ka shkaktuar Trafik të madh, ndërsa ka pasur dhe episode mes refugjatëve dhe shoferëve që donin të vazhdonin rrugën.

Në kampin e Malakasa ndodhen rreth 300 refugjatë që protestojnë për kushtet dhe trajtimin çnjerëzor të tyre.

Çështja e refugjatëve mbetet e hapur në Greqi, pas mbi 10.000 arritjeve në vitin 2017 dhe 18.366 deri tani për 2018-ën në ishujt e Egjeut verior.

Problemet me të cilat përballen janë të shumta, pasi nuk ekziston akoma struktura e përshtatshme për identifikimin dhe më tej stabilizimin në qendrat e posaçme, që janë të pakta dhe jo të kompletuara për përballimin e situatës.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas