Kryesore, Politika

“Ja oferta për ata që paguajnë borxhet”

ap828846149369Qeveria nuk do të aplikojë asnjë amnisti për borxhet e prapambetura të energjisë dhe as për kamatëvonesat.

Premtimin për mosfaljen e borxhit e dha dje gjatë orëve të mbrëmjes kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat, vetëm pak orë më vonë pas vendimit për shlyerjen e borxhit të prapambetur të energjisë me këste mujore 25 mijë lekë në dy vite, ndërsa theksoi se është planifikuar një skemë nxitëse për shlyerjen e detyrimeve dhe me përfitim reciprok.



“Kryerja e pagesave skadon më 28 shkurt. Çdo familjar që ka pagesa të mbartura dhe fatura të papaguara, ka një mundësi të re dhe të papërsëritshme që të paguajë borxhin të plotë dhe të paguajë 20% të kamatëvonesës”, – tha Kryeministri.

Ai pohoi qartë se nuk bëhet fjalë për një falje të kamatëvonesës. Mundësia tjetër që u krijohet konsumatorëve që kanë borxhe ndaj kompanisë, është që të lidhin kontratën dhe të shlyejnë çdo muaj jo më pak se 2500 lekë të reja nga borxhi i tyre. Mospagesa e këstit qoftë edhe një herë sjell ndërprerjen e energjisë elektrike dhe rifillimin pagesës së kamatëvonesës.

Për kategoritë në nevojë dhe pensionistët kryefamiljarë, vlera e këstit mujor do të jetë jo më e vogël se 1000 lekë të reja në muaj.

Kryeministri i ka kërcënuar ndërkaq borxhlinjtë se nuk do ketë lidhje të energjisë elektrike pa hyrë në skemë dhe pa nënshkruar kontratën për shlyerjen e borxheve.

Kreu i qeverisë theksoi se mekanizmi i ri për pagesën e faturave të prapambetura të energjisë elektrike dhe pagesës së kamatëvonesës me 20 % për ata që paguajnë deri më 28 shkurt nuk përfshin biznesin.

Kryeministri Rama u shpreh se biznesi duhet të paguajë të gjitha detyrimet e prapambetura.

“Për biznesin nuk ka asnjë lloj tolerance. Kush kapet, do të paguajë një më një. Në rast se na duhen skema alternative për familjet në nevojë apo konsumatorët familjarë në vështirësi, të cilët janë ndër paguesit më të rregullt të energjisë elektrike, nuk ka asnjë lloj skeme alternative për biznesin. Biznesi duhet të paguajë një më një detyrimet”, – u shpreh kryeministri Rama.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas