ShowBiz

Kush janë kushërinjtë nga Kukësi me “bishën” 100 mijë euroshe?






               Publikuar në : 19:53 - 10/04/18 |
mapo.al

Trendi më i ri në rrugët e Tiranës është reklamimi i mjeteve të shtrenjta që kapin vëmendjen e çdo vajze që kalon.


Djemtë pas xhamit të këtyre makinave luksoze janë ose biznesmenë ose pasanikë të rinj të kryeqytetit.

Xhirimi i gomave nga ata që u pëlqen shpejtësia dhe vëmendja e shikuesve ka ndodhur këtë radhë tek bulevardi tek “ish-Stacioni i Trenit”, raporton JOQ.

Policia ka ndjekur në çdo hap të vetmen “luleshtrydhe” që ka Tirana, një “super bishë” luksoze “Mercedes Benz E-Class AMG” i vitit 2017, në ngjyrë të kuqe me vlerë mbi 100 mijë euro.

Pronarë të makinës janë Lindi Dedaj dhe Olti Dedaj. Kushërinjtë që vijnë nga një familje e fuqishme në Kukës dhe zotërojnë një nga fabrikat më të mëdha të pijeve energjike.

Zona VIP është e preferuara e djemve në çdo klub të kryeqytetit ku paratë derdhen lumë.

<
>
WhatsApp-Image-2018-04-10-at-16.47.50 WhatsApp-Image-2018-04-10-at-16.47.50-1 WhatsApp-Image-2018-04-10-at-16.50.11 WhatsApp-Image-2018-04-10-at-16.50.12 WhatsApp-Image-2018-04-10-at-16.50.13-1 WhatsApp-Image-2018-04-10-at-16.55.45 WhatsApp-Image-2018-04-10-at-16.55.52 WhatsApp-Image-2018-04-10-at-16.55.53 WhatsApp-Image-2018-04-10-at-16.55.53-1


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas