Media

Kush ishte pyetja e papritur e Çanit që vuri në siklet Saimir Tahirin?






               Publikuar në : 18:01 - 20/04/18 |
mapo.al

Ish-ministri Saimir Taihiri, gjatë realizimit të një lidhje telefonike live , në emisionin “360Gradë” të Artur Zhejit, në “Ora News” është vënë në siklet nga pyetja e papritur gazetarit Arjan Çani, i cili ishte i ftuar në studio mbrëmjen e kësaj të enjteje.


Teksa ka kërkuar të marrë fjalën për t’i drejtuar një pyetje Tahiri, gazetari Çani, në vend të saj i bëri një ftesë të hapur ish-ministrit, për të qenë i pranishëm në emisionin e së premtes “Zonë e lirë”.

Çani: A thua nesër vjen te unë në orën 21:00 të darkës dhe e fillojmë emisionin bashkë të bëjmë një bisedë të shtruar në emisionin tim?

Tahiri: Duhet ta bejme live këtë bisedë? Duhet ta bëjmë tek emisioni i Zhejit?

Fillimisht, ish-ministri Tahiri u duk se u gjend i papërgatitur nga kjo pyetje e gazetarit Çani, por në fund u përgjigj: “Do flasim!”,- duke mos preferuar të japë një përgjigje konkrete./zoneelire/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas