Aktualitet, Kryesore

Kush është shoferi i taksisë që plagosi 7 tifozë meksikanë në Moskë

Detaje të reja janë publikuar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Moskë, ku të paktën 7 tifozë janë plagosur, pasi një taksi përplasi një turmë njerëzish në kryeqytetin rus gjatë zhvillimeve të Kupës së Botës. Shoferi u mundua të largohej nga skena, por u kap nga policia, siç raportojnë edhe mediat vendase.

Mësohet se tifozët janë nga Meksika dhe gjenden aty për ndeshjen hapëse ndaj Gjermanisë, që do luhet në Luzhniki Stadium. Personat e plagosur janë shoqëruar menjëherë në spital, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet thanë se shoferi që shkaktoi aksidentin kishte një patentë të Kirgistanit, dhe është 28 vjeç.



Në mediat vendase thuhet se drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me turmën e njerëzve. Nga të dhënat e para, sipas mediave ruse, dyshohet se ai ishte në gjendje të dehur.

jgyjkjk

hg

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas