Kryesore

Ja gjyqtarja e Kukësit që la në burg 11 bashkqytetarët e saj, gruaja e drejtuesit të lartë në Policinë e Shtetit

Alma Ahmeti, gjyqtarja e Kukësit, e cila sot në Gjykatën e Tiranës vendosi të lërë në burg 11 protestuesit e rrugës së kombit është bashkëshortja e Erjon Ahmetit.

Erjon Ahmeti mban postin e kreut të Komisariatit Rrugor të Tiranës. Denoncimin e bën ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili thotë se, kjo gjyqtare përveçse gjykon nga Kukësi në Tiranë, pa baza ligjore, nuk bind për paanshmëri.



Sipas tij, Ahmeti duhet të dorëhiqej nga kjo çështje në respekt të ligjit por edhe në respekt të nderit të saj.

Erion Ahmeti

eriooo.jpg

“Lexojeni vetë pikën ë të paragrafit 1. Është neni 17 i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykatësja e Kukësit, përveçse gjykon në Tiranë, nuk e dimë se në bazë të cilit ligj, nuk bind në PAANSHMËRINË e saj.

Bashkëshorti i saj është drejtues në Policinë e Shtetit!

Këto arrestime që ajo gjykon nuk janë bërë nga gjykata por nga Policia. Në këto raste Policia i përdor bashkshortët për të justifikuar veten…

Do kishte qenë në nderin e saj, përveç se në respekt të ligjit, që të dorëhiqej nga kjo çështje!

Cilido qoftë vendimi i saj, do jetë i paragjykuar!

E përsëris: që prej orës 10:00 sot ata janë ligjërisht të lirë…”,- shkruan Manjani.

ylll.jpg

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas