Kronika, Kryesore

Kush është autori i masakrës në Vlorë?

24-vjeçari me mbiemrin Zykaj është autori i masakrës që ndodhi sot në në fshatin Resulaj të Vlorës, ku 8 persona janë vrarë me armë zjarri.

Viktimat janë të gjitha nga i njëjti fis me mbiemër Zykaj.



Ngjarja u raportua rreth orës 18:10 minuta të pasdites së sotme (10 gusht).

Autori i dyshuar i ngjarjes është një 24 vjeçar, i cili besohet se i ka vrarë ata me armë zjarri automatike.

I riu dyshohet të jetë me të meta mendore.

Policia po punon për arrestimin e tij, ndërsa në aksion janë angazhuar forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta.

Autori i ngjarjes dyshohet të jetë ende i armatosur.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës ndërsa viktimat janë dërguar në morgun e qytetit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas