Kryesore

Kush është Anna Malaj, jeta e saj mes tre shteteve dhe dyshimet e Policisë

Dy kushërinjtë u ndaluan pak ditë më parë nga Policia e Fierit, pas denoncimeve nga punonjësit e tri karburanteve. Ata arritën të grabisin njërin prej tyre, ndërsa iu dështoi tentativa te dy të tjerët, pas rezistencës së punonjësve të tyre.

“Shtetasi Emiljano Grëmbi në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj, nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të rinj. Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti, por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar. Në datën 15.07.2018, në lagjen ‘1 Maji’ Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ‘Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak’”, thuhej në njoftimin e Policisë.



Ideatore dyshohet 31-vjeçarja, vjedhjet nën kërcënimin e armës

Policia bëri të ditur se 31-vjeçarja Anna Malaj dyshohet të ketë qenë ideatore e grabitjes dhe dy tentativave të tjera. Për të realizuar grabitjet, përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet, të cilit i vendosnin targa të vjedhura.

Jeta e Annës mes Shqipërisë, Greqisë dhe Gjermanisë

Mësohet se Anna Malaj është nga Fshati Viskovë i Mallakastrës. Ajo ka një vëlla nga martesa e parë e të atit dhe më tej, pas martesës së dytë të tij me nënën e saj, kanë lindur tri vajza. Prindërit e saj, Laver dhe Shqiponja Malaj, jetojnë prej disa vitesh në Greqi. Në fshatin e tyre, ata kanë ndërtuar një vilë, çka nuk të jep përshtypjen e një familjeje me nevoja ekonomike.

Pikërisht për këtë shkak, Policia ka dyshime se Anna mund të jetë e përfshirë në veprimtari të ngjashme edhe në shtetin grek. Për këtë arsye, i është kërkuar bashkëpunim Policisë së këtij vendi për të marrë informacion nëse 31-vjeçarja ka precedentë në këtë shtet. Ajo jetonte së fundmi në Mallakastër dhe kishte marrë me vete djalin 13-vjeçar.

Ndërsa vajzën një vit më të madhe e kishte lënë te prindërit e saj në Greqi. Rreth një vit më parë mësohet se ajo ka bashkëjetuar me një shqiptar të Kosovës në Gjermani. Por për rrethana ende të paqarta, ajo u largua edhe nga ky shtet duke bërë një jetese tranzitive mes Shqipërisë e Greqisë. Ndërkohë, djali i tezës së saj, Emiljano Grëmbi, është fëmija i tretë i çiftit Kamber dhe Fetije Grëmbi. Ai jetonte së bashku me prindërit, vëllezërit, nusen dhe djalin e mitur./Panorama

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas