Dikur, Kryesore

Kush e kërkoi dosjen e Berishës?

berishaKurioziteti për dosjet ka nxitur mediat që të intervistojnë këto ditë Viron Bezhanin.

Në fakt Vironi nuk ka shumë lidhje me dosjet, por babai i tij, Nazifi, ka qenë drejtues i Kmisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurës së Zyrtarëve.



Nazifi u nda nga jeta në vitin 2004, por i biri tani rikujton se çfarë i ka thënë i ati.

Kështu, në një intervistë për GSH, ai është shprehur se dhjetë deputetë demokratë kanë kërkuar në vitin 1997 dosjen e Sali Berishës.

“’Sali Berisha është kështu e ashtu dhe duam të na japësh dosjen’. Por baba u kishte thënë që nuk e kam me ligj që t’u bindem ju, por në radhë të parë duhet të verifikoheni ju vetë…

Hynë brenda te babai. Ai u thotë: Shikoni, unë i kam parë edhe dosjet tuaja dhe është e pamundur që ligji thotë që po u hap dosja e kryetarit të partisë, duhen ca firma nga një nivel më i lartë se ju. Në këtë moment kërcyen dy veta dhe i thanë: Ti qenë bashkëpunëtor me të, qenke spiun”.

“Baba, që shquhej për qetësinë e tij, u thotë: Më dëgjoni ti zoti Plepi, më dëgjo edhe ti Pishtari. Dhe kështu u thërret pesë vetave me emrat që kishin pasur në dosje. Dhe ata ngelën, pa mbaruar bisedën, ishin çuar e kishin dalë jashtë”.

Ndërkohë në një intervistë me gazetën Sot përpara disa ditësh, Bezhani rrëfen detaje tronditëse për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku një deputet, spiun i Sigurimit të Shtetit, kishte futur vëllanë në burg.

“Një ditë kur politikanët po flisnin për hapjen e dosjeve, unë po kthehesha nga stërvitja dhe e pyet babai, biles i thashë, hapi dosjet, pse nuk i hap? Ta marrim vesh se kush janë spiunët. Ai m’u përgjigj: T’i e ke mendjen vetëm tek sporti dhe mendja jote nuk mund të gjykojë për gjë tjetër. Unë i mërzitur, i them: Pse më ofendon? Ai më thotë, hajde të t’i tregoj dosjet. Shtyp një germë, më thotë mua. Unë shtypa një germë dhe më doli një person, i cili ishte një deputet nga fshatrat e Dibrës. Lexova për të dhe vura duart në kokë.

Nëse do të publikohej ajo dosje, nuk e di se sa mund të ishte numri i të vrarëve sot. Konkretisht, kishte futur vëllain në burg, për të shkuar me nusen e vëllait. Ajo kishte futur tjetrin dhe ishte një cikël prej 3-4 vetësh, e me radhë. Kishin futur në burg një rreth njerëzish. Sot fëmijët e tyre, por të shohin dosjen, do të hakmerreshin pasi baballarët e tyre kanë bërë burg kot. Dhe më thotë babai: Hë, a do që të hapësh ndonjë dosje tjetër? Jo, i thashë unë dhe ika i mërzitur për atë çfarë ka ndodhur me të vërtetë në Shqipëri” tregon Viron Bezhani.

PasPara

2 komente

  1. Ka qene e pafalshme moshapja e dosjeve, pse ne te lejojme krimba te tille qe te na qeverisin, ma cfare do pasojet ato duhej te hapeshin pasi shoqeria e jone do te ishte me e paster tani ska zgjidhje ata njerez te ndyre e kane bere demin ne kete shoqeri si me enverin edhe ne demokraci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas