Politika

Kurban Barjami, Veliaj mesazh politikës: Në shtator mos u ktheni vetëm për sherre

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar selinë e Komunitetit Mysliman me rastin e festës së Kurban Barjamit.

Gjatë një prononcimi për mediat, Veliaj uroi të gjithë besimtarët shqiptarë për këtë ditë të veçantë dhe kishte edhe një mesazh për politikën.



“Falënderoj qindra vullnetarë pasi mbrëmë kanë shpërndarë mish falas për 2000 familje në nevojë. Nuk jam naiv e di që mrekullitë rrallë ndodhin. E di që ka nga ata duan sherr, por pyetja ime është si do kthehemi në shtator? Për të lënduar apo shëruar?

Për t’i vënë stërkëmbëshin apo për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit. Duhet të mendojmë të gjithë njësoj për të mirën e vendit. Sa rikthehet sherri dhe rrëmuja jemi të parët për t’i vënë benzinë zjarrit. Unë them që siç jemi në festa të jemi edhe në ditë pune.

Jam i lumtur me progresin që është bërë me xhaminë e Namazgjasë. Askush nuk duhet të shkojë i uritur në një qytet me 1 milionë banorë dhe të gjithë ne duhet të japim kontributin tonë për të ndihmuar të pamundurit”,- tha Veliaj.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas