Auto

Kur Tirana ngjante si Hawana e Kubës me makina kaq të çuditshme, ja çfarë markash ishin…






               Publikuar në : 20:51 - 04/10/18 |
mapo.al

Në Tiranën e viteve ‘50-‘60 qarkullonin makina të ndryshme të kohës, pjesa më e madhe prodhim i vendeve të Lindjes, por tek-tuk syri të zinte edhe ndonjë automobil perëndimor.


Këto automjete, kryesisht autoveturat, ishin vërtet mjete ‘luksi’ për atë kohë, por shumë prej llojeve më të mira ishin edhe ‘taksi’.

Në ato vite Tirana i ngjasonte asaj kartoline që sot shikojmë për Hawana-n e Kubës, me ndërtesa të vjetra të stilit komunist dhe me vetura të modeleve klasike.

Veturat që në ato vite qarkullonin në rrugët dhe qendrën e Tiranës dhe të qyteve kryesorë të vendit, sot nuk i gjen as në gjendje për skrap.

Shumë prej modeleve klasike që bota i ruan si souvenir, janë zhdukur pa lënë gjurmë nga rrugët dhe garazhet tona.

“Mapo.al” me anë të një fotogalerie, sjell disa imazhe të rralla të Tiranës së atyre viteve, ku nëpër rrugët e saj shikohen modele të rralla autoveturash kryesisht Lindore, si dhe një specifikim të modeleve në fjalë.

Autovetura si: “Skoda 1201” (shumë e përhapur në atë kohë dhe që shihej akoma deri nga fundi i viteve 60-të), apo “GAZ-20 Pobieda”, “Moskviç 400”, “EMW”, “ZIS 110”, “IFA F9”, “Tatra 97”, “T600 Tatraplan”, “Varshawa” etj., ishin makinat që qarkullonin në ato vite, por edhe që shihen në këto foto bardh e zi.

Makina të tilla do të ishin dinjotoze të qëndronin të paktën nëpër disa prej muzeve tonë, apo akoma më bukur sikur të qarkullomin sot nëpër rrugë, por furia e modernizimit ka zhdukur pa gjurmë jo vetëm këto modele të rralla, por edhe modele të tjera më të vona, që janë fshirë nga qarkullimi pa nam e nishan.

Ndërkohë, nëpër rrugët e Europës dhe jo vetëm në vendet e Lindjes, syri të kap jo pak makina të rralla dhe klasike, të cilat pronarët e tyre i ruajnë me fanatizëm.

Edhe disa automjete të vjetra të cilat mbetën në parkun e Kinostudios për vite me radhë në mëshirë të fatit, sot ose janë zhdukur ose u ka mbetur vetëm karkasa e llamarinës, megjithëse mbi rrota dhe shpinë mbartin vite të tëra me histori…/Përgatiti: Ervin Koçi/Mapo.al/

<
>
(GERMANY OUT) DDR, Leipzig, 1955 , IFA F9, Pkw-Modell des Industrieverbandes Fahrzeugbau der DDR (Photo by Leber/ullstein bild via Getty Images)
1024px-IFA_F9_Kombi 3758fas-960 1065508 2249770_ 41368513_851531475050252_5632367348301168640_n 42194677_857847607751972_6971783054524153856_n 42211119_858466414356758_8939538899760316416_n 42327089_859636287573104_6494475212841549824_n 42476362_860336460836420_4531423623809859584_o 42628014_861498204053579_2832034639651012608_n 42655860_861500404053359_7644123892239302656_n 42707515_861455077391225_9012012680424194048_n 42969377_864083587128374_4759334113456947200_o 550174091-612x612 f01 Fotothek_df_roe-neg_0006214_023_Ansicht_eines_parkenden_IFA_F9_vor_der_Mädler-Pa ifa_f9_50-56 IFA_F9_Kombi nail-khusnutdinov-als-192-010-skoda-1201-first-page-3x retro-fotografie-skodovky-a-miss-usa-vilem-heckel-skoda-1201-sanitka-zachranka Škoda_1201 skoda_1201_1955_pictures_1_b skoda_1201_sedan_img_158407 skoda-1201-2 skoda-1201-stw-003 42628014_861498204053579_2832034639651012608_n


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas