Teknologji

Kur ta lexoni këtë lajm…nuk do të futeni kurrë më në faqe pornografike…

Pasi ta lexoni këtë artikull me siguri se ju do të mendoni dy herë para se të hyni në faqet tuaja të preferuara të internetit të cilat janë vetëm për të rritur.

Inxhinieri me përvojë në softuerë, Brett Thomas, ka zbuluar se fansat e përmbajtjes pornografike mund të përballen me zbulimin e tërë historisë së tyre të shikimit të pornografisë në të gjithë internetinm, transmeton Daily Star.



“Në çdo kohë, dikush mund të postojë në një faqe interneti histori që ua lejon njerëzve të kërkojnë për dikë me email ose me llogarinë e tyre në Facebook apo emrin e përdoruesit dhe të shohin historinë e tyre të shfletimit të internetit me përmbajtje pornografike” ka thënë Thomas.

“Krejt ajo që duhet të bëhet për të ndodhur një gjë e tillë janë dy shkelje nominale të dhënave dhe një adoleshent me iniciativë që dëshiron të krijojë kërdi online.”

Thomas ka vazhduar të shpjegojë se edhe shikimi i përmbajtjes në format private që i ofrojnë shfletuesit ose në formën Incognito, sërish lë një gjurmë unike për çdo herë që ju vizitoni një faqe interneti më përmbajtje porno.

Pothuajse të gjitha faqet që ju i vizitoni, edhe ato që janë të dedikuara për të rritur marrin të dhënat tuaja, të cilat janë tepër të vlefshme për kompanitë, dhe të njëjtat ruajnë çdo vizitë tuajën. Prandaj, bëni kujdes kur bëni shfletime të tilla në internet.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas