ShowBiz

Kur revoltohet ‘Babuçi’… Kozma Dushi: Artistët e vërtetë, të varfër. Muzika sot shikohet, nuk digjohet!

Jala njihet nga të gjithë si vendi ku festojnë kryesisht të rinjtë, por kjo nuk mban larg kësaj perle të bregdetit këngëtarë si Kozma Dushi dhe Liljana Kondakçi.

Përveç si pjesëmarrës në një event artistik, ata ndaluan në emisionin “Pushime on Top” në “Top Channel”, ku rrëfyen për karrierën, aktivitetet e verës, si dhe komentuan këngëtarët e rinj në krahasim me ata të plejadës së vjetër.



“Është shumë e vështirë për një këngëtar si unë apo Liljana të realizojnë një videoklip sot. Biznesmenë apo njerëz të tjerë, nuk japin para.

Ndërkohë që për ndonjë nga ata që quhen këngëtarë sot paguajnë deri në 20 mijë euro për një natë. Sot është shumë e vështirë për ne të gjesh 5 mijë euro për një videoklip. Ka biznesmenë të mirë, por është shumë e vështirë të takohesh me ta.

Kur I thua një biznesmeni që kushton tre mijë euro një videoklip, thotë merri 50 mijë lekë të vjetra”,- tha i revoltuar me këtë realitet Kozma Dushi.

Ndërsa duke komentuar brezin e artistëve të vjetër apo ata që janë profesionistë janë shumë të varfër. “Do vije nje ditë qe ne nuk do te jemi me” tha plot revolte këngëtari që i ka dhënë shumë muzikës shqiptare.

Liljana Kondakci tregoi se ka projekte që shpreson t’i realizojë dhe se ende frymëzimi i saj mbeten ata njerëz që e duan dhe shijojnë muzikën që ajo bën. “Kudo që unë këndoj shikoj reagimin e njerëzve, unoj shumë për të shtuar repertorin, punoj sikur të jem futur dje në treg. Ndihem e vlerësuar nga njerëzit që duan muzikën time”,- tha ajo.

Ndërkohë teksa komenton artistët e rinj dhe muzikën e re në Shqipëri Kozma Dushi tha “Muzika sot nuk dëgjohet por shikohet.

Në Shqipëri ka shumë pak këngëtarë të rinj që realisht bëjnë muzikë të mirë, mund të përmend Anjeza Shahinin” tha këngëtari i njohur./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas