Kryesore, Sport

Kur mëson se ai e ka rrogën tetë herë më të madhe se ti…

Gazeta italiane ‘Gazzetta dello Sport’ ka publikuar një listë të lojtarëve dhe trajnerëve të Serie A.

Në krye të listës është ai që pritej, Kristiano Ronaldo me një pagë prej 31 milionë eurosh në vit.



Ai merr plot tetë herë më shumë se shoku i ekipit të tij, gjermani Kedira.

Në vend të dytë është Gonzalo Higuain që merr ‘vetëm’ 9 milionë euro.

Në vend të tretë është Paulo Dybala me 7 milionë euro. Pastaj vijojnë Pjaniç me 6.5 milionë, Kosta dhe Donaruma me 6 milionë, Bonuçi me 5.5 milionë, Emre Çan me 5, etj.

Në krye të trajnerëve më të paguar është Masimiliano Alegri i Juves me 7.5 milionë euro. Pas tij vjen Karlo Ançeloti me 6.5 milionë euro dhe në vend të tretë është Luçiano Spaleti me 4.5 milionë euro.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas